Misioni ynë strategjik është të zhvillojmë programe studimi dhe hulumtime relevante të përsosmërisë që do të adresojnë çështje me rëndësi në shoqërinë tonë e sidomos ato me rëndësi të veçantë për rajonin e Evropës Juglindore.

Duke bërë këtë ne kemi për qëllim të pajisim studentët me njohuritë dhe aftësitë për të siguruar një karrierë të suksesshme në tregun e sotshëm të punës mjaft konkurrues.
Shkolla e Shkencave Humane prezanton programin e mëposhtëm pasuniversitar të studimeve:



Universiteti është i vendosur në një pronë prej 16,000m², zhvilluar posaçërisht për të lehtësuar të mësuarit modern. Shkolla jonë gjendet brenda në kampusin e Universitetit Ndërkombëtar Helenik. Është i lokalizuar në kilometrin e 14 të rrugës Selanik - Moudania.
Objektet janë të hapura gjatë gjithë ditës për vizitorët. Ju gjithmonë mund të caktoni një takim me stafin tonë në mënyrë që ata t’ju tregojnë hapësirën dhe t’ju japin të gjithë informacionin qëmund t’ ju nevojitet.
I pajisur me teknologjinë informative më të fundit, bazën e të dhënave online, si dhe një qendër burimi diturie e shkëlqyer që ofron një përzgjedhje të përditësuar të librave, revistave dhe raporteve të biznesit.
Hidhni hapin e parë drejt diplomës suaj Master duke marrë pjesë në një sesion informativ. Sesionet brenda kampusit ju japin mundësinë të takoheni me studentët, fakultetin dhe stafin , dhe të ndiqni një orë mësimi.
Por, nëse ju s’mund të vini në UNH, ne do të vijmë tek ju. Ne ofrojmë sesione informative për grupe të vogla në qendrat e mëdha metropolitane si në Greqi dhe jashtë vendit. Prezantimi ndiqet nga një gosti që zakonisht përfshin studentë lokal dhe ish-studentë. Merrni pjesë në një prezantim të udhëhequr nga një anëtar i fakultetit ose drejtor Programi përkatës dhe bëni pyetje.
Gjatë gjithë vitit mund të planifikohen takime individuale me anëtarët e stafit akademik sipas kërkesës tuaj.
Tel:(0030) 2310-807529
email:infosoh@ihu.edu.gr